Thaçi ndryshon agjendë, anulon pjesëmarrjen në tubimin e Krushës

Kosova

Thaçi ndryshon agjendë, anulon pjesëmarrjen në tubimin e Krushës

Më: 26 mars 2018 Në ora: 11:12
Hashim Thaçi

Sot janë bërë 19 vjet që prej masakrës së Krushës së Rahovecit, ku nga forcat serbe barbarisht u vranë mbi 240 shqiptarë.

Në përkujtim të kësaj masakre famëkeqe dhe në nderim të të vrarëve, presidenti Hashim Thaçi, kishte paralajmëruar se do të bënte homazhe pikërisht në Krushë.

Por sot Zyra e Presidentit, njofton se ai ka ndryshuar agjendë dhe se nuk do të marrë fare pjesën ne tubimin përkujtimor.

Arsyet e mospjesëmarrjes së tij në Krushë nuk janë bërë të ditura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat