Përkujtohen dëshmorët e fshatit Opterushë

Kosova

Përkujtohen dëshmorët e fshatit Opterushë

Më: 30 mars 2018 Në ora: 14:35
Opterushë

Në 19 vjetorin e rënies së dëshmorëve dhe martirëve të fshatit Opterushë të Komunës së Rahovecit janë bërë homazhe dhe janë vendosur kurora me lule, në shenjë respekti për jetën dhe veprën e të rënëve të vitit 1999 për lirinë e Kosovës.

Përveç familjarëve, qytetarëve të fshatit Opterushë dhe fshatrave përreth, homazhe tek varret e të rënëve kanë bërë edhe zyrtarë komunal, të prirë nga kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat