Rumania e Qipro kundër Kosovës në Samitin e BE-së

Kosova

Rumania e Qipro kundër Kosovës në Samitin e BE-së

Më: 30 mars 2018 Në ora: 22:11
Foto ilustrim

Edhe Rumania e Qipro i janë bashkuar kundërshtimit të Spanjës rreth pjesëmarrjes së Kosovës në Samitin e BE-së në muajin maj.

Radio Evropa e Lirë, seksioni në serbisht raporton se në mbledhjen e Këshillit Evropian këto dy shtete kanë thënë se nuk duan që Kosova të paraqitet si shtet i barabartë në Samit, dhe t’i premtohet pranimi në Bashkimin Evropian.

“Përfaqësuesit e këtyre tre shteteve nuk duan të ulen në tryezën e njëjtë me përfaqësuesit e Kosovës dhe refuzojnë që të dalin në fotografi me ta pas samiti”, raporton Evropa e Lirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat