Parashikimi i motit për sot në Kosovë

Kosova

Parashikimi i motit për sot në Kosovë

Më: 2 prill 2018 Në ora: 08:01
Foto ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë këtyre pesë ditëve do të mbajë mot i ngrohtë, me diell dhe pjesërisht i vranët.

IHK njofton se kjo gjendje stabile e motit do të mbretërojë si rezultat i masave të ngrohta të ajrit me origjinë nga Afrika Veriore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës për këtë periudhë të parashikimit,  parashihet të lëvizin ndërmjet 12-20 gradë Celsius.

Dita e mërkurë parashihet t’i shënojë vlerat e temperaturave maksimale, ndërsa të premten do të shënohen temperaturat më të ulëta.

Shtypja atmosferike do të shënoj ngritje graduale. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja deri të enjten me shpejtësi deri 6m/s, derisa ditën e premte parashihet një destabilizim i përkohshëm i motit, duke krijuar kushte për rënie të temperaturave dhe reshje shiu.

Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi deri 11m/s.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat