Moti për pesë ditët e ardhshme

Kosova

Moti për pesë ditët e ardhshme

Më: 8 prill 2018 Në ora: 14:55
Foto ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se moti në pesë ditët e ardhshme do të jetë me temperatura mbi 20 gradë Celcius.

“Një situatë stabile e motit do të vazhdoj deri ditën e premte , ku më tej do të ketë zhvillim të vranësirave të cilat pasdite vende-vende mund të sjellin riga shiu të karakterit lokal. Shtypja atmosferike do t'i mbajë vlerat e normales.

Temperaturat minimale  do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 22-24 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja dhe jugperëndimi me shpejtësi maksimale deri 5m/s”, thuhet në njoftim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat