Alternativa dënon ashpër kërcënimet ndaj Mimoza Kusarit

Kosova

Alternativa dënon ashpër kërcënimet ndaj Mimoza Kusarit

Më: 13 prill 2018 Në ora: 19:25
Mimoza Kusari-Lila

Alternativa dënon ashpër kërcënimet e drejtuara në adresë të Kryetarës dhe deputetës së Alternativës nga zyrtari i KRU “Gjakova”, post të cilin e mbanë si shpërblim pasi që i njejti është një militant dhe mbëtshtetës publik i Presidentit të vendit.

Ndonëse nuk është hera e parë që e para e Alternativës kërcënohet në këtë mënyrë, Alternativa kërkon që organet kompetente të merren me rastin dhe i njejti të hetohet dhe të ndiqet penalisht.

Image

Ngjarje apo kërcënime të tilla dëmtojnë rëndë demokracinë dhe lirinë e fjalës dhe shprehjes së lirë në Kosovë.

Të tilla kërcënime nuk na frikësojnë, e aq më pak të na ndalin në rrugën e nisur drejt shtrirjes dhe zgjerimit të subjektit tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat