Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka thënë se reforma institucionale në sektorin e shëndetësisë ka për qellim të përgjithshëm përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore për qytetarët dhe me kosto sa më efektive.
Ai ka thënë se Ministria e Shëndetësisë po e bënë hapin e fundit sa i përket çmimeve të larta ku përmes një Udhëzuesi Administrativ do ta bëjë rregullimin e çmimit të barnave.
Ai tha se Udhëzimi Administrativ i propozuar për rregullimin e çmimeve për produktet medicinale përcakton kufijtë e çmimeve të cilat Ministria e Shëndetësinë apo autoriteti kontraktues do të lejohet të blejnë, duke lënë hapësirë për konkurrencë e cila natyrisht duhet të zhvillohet nën këtë çmim i cili do të konsiderohet si maksimal.
Tutje, Ismaili në RTK, ka folur edhe për mungesën e barnave në QKUK. Ai ka thënë se edhe ky problem është duke u evidentuar pasi kanë plasuar sistemin ‘online’ për të kontrolluar mungesën e barnave.
Ministri Ismaili është shprehur i bindur se mungesa e barnave në QKUK do të marr fund shumë shpejt.
Tutje, ka folur edhe për sigurimet shëndetësore, ku ka thënë se janë duke punuar intensivisht për ta zgjidhur këtë problem në shëndetësi.