Reshitaj në Suharekë i bënë thirrje komunave për largimin e deponive ilegale të mbeturinave - Bota Sot
Reshitaj në Suharekë i bënë thirrje komunave për largimin e deponive ilegale të mbeturinave

Kosova

E premte, 21 shtator 2018

Reshitaj në Suharekë i bënë thirrje komunave për largimin e deponive ilegale të mbeturinave

Më: 20 prill 2018 Në ora: 16:16
Albena Reshitaj

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimi Hapësinor,  Albena Reshitaj, i është bashkuar edhe sot aksionit për pastrimin e Suharekës. 

Reshitaj teksa falënderoi kryetarin e Suharekës, Bali Muharremaj dhe të gjithë pjesëmarrësit në këtë aksion tha se komuna e Suharekës duhet të jetë shembull edhe për komunat e tjera.

“Edhe sot po vazhdon aktiviteti  i komunës së Suharekës për ta pastruar gjithë qytetin dhe fshatrat e kësaj komune, pjesë e një fushate sensibilizuese për gjithë Republikën e Kosovës që ta pastrojmë dhe ta gjelbërojmë Kosovën", theksoi ministrja Reshitaj.

Ajo madje paralajmëroi edhe  prezantimin e një strategjie kombëtare për menaxhim të qëndrueshëm të mbeturinave.

“Më gëzon jashtëzakonisht fakti sepse janë mobilizuar të gjithë  së bashku për të pastruar dhe kjo dëshmon se qytetarët janë vetëdijesuar  sa i përket rëndësisë që ka një mjedis i pastër. 

“Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor shumë shpejt do të dalë me prezantimin e strategjisë kombëtare për menaxhim të integruar të mbeturinave. Bashkë me ekspert vendës e ndërkombëtar, por edhe me partner dhe donatorë do t’i prezantojmë veprimet tona konkrete si ministri për menaxhim të qëndrueshëm të mbeturinave në çdo cep të Republikës së Kosovës”, ka deklaruar ministrja Reshitaj.

Ministrja ka paralajmëruar edhe  pastrimin e pjesës veriore të Mitrovicës.

Ajo tha se aksioni do të mbështetët edhe nga bashkësia ndërkombëtare në Kosovë si dhe vullnetarë të komuniteteve tjera.

“Ne kemi qenë në Mitrovicë e kemi filluar aksionin e pastrimit atje për shkak te specifikave që i ka si qytet dhe do të vazhdojmë edhe më tutje në pjesën Veriore të Mitrovicës  ku jemi duke përgatitur  një agjendë të veçantë në të cilen janë duke na ndihmuar edhe Zyra e BE-së, ambasada amerikane dhe KFOR-i. 

Gjithashtu do të kemi edhe vullnetar të komuniteteve të tjera  të cilët do t’i bashkohen pastrimit të Mitrovicë”, ka deklaruar ministrja Reshitaj. 

Ndërkaq Kryetari i Suharekës, Bali Muhamrremaj, ka falënderuar ministren Reshitaj për mbështetjen duke  theksuar se synim i tij si kryetar është që kjo komunë të jetë  më e pastër dhe më e gjelbëruara në Kosovë.

Ne aksionin e sotëm të pastrimit kanë marrë pjesë rreth 7000 vullnetarë, të cilët deri më tani kanë pastruar 42 pika si dhe kanë mbledhur më shumë se 800 tonë mbeturina, përfshirë edhe deponitë interne që janë hequr për dy ditë rend. 

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test