Një kompani nga Kanadaja interesohet për zinkun e Kosovës

Kosova

Një kompani nga Kanadaja interesohet për zinkun e Kosovës

Më: 23 prill 2018 Në ora: 16:59
Foto nga takimi

Ministria për Diasporë dhe Investime Strategjike nëpërmjet një komunikate për media ka njoftuar se ministry Dardan Gashi, ka pritur një delegacion të kompanisë Trevali, kompani kjo e fokusuar në sektorin e minierave në veçanti atë të zinkut.

Në prezantimin e kësaj kompanie, Mark Cruise, që është president dhe CEO i kompanisë, tregoi për operacionet të cilat momentalisht i kanë në Kanada dhe Afrikë, ndërsa tash janë të interesuar në sektorin e minierave të Kosovës.

“Nga prezantimet të cilat i pamë në Konventën e PDAC ku ju ishit prezent në Toronto, u interesuam për këtë sektor në Kosovë, dhe si prodhuesi i 8 më i madhi në botë i zinkut, ne jemi specializuar në minierat e vjetra të cilat i kemi revitalizuar dhe i ke mi bërë të leverdishme .Nga kjo, buxheti ynë i përgjithshëm e tejkalon shifrën e 1 miliardë dollarësh”,  citohet të ketë thënë Cruise.

Siq thuhet në komunikatë ministri Gashi, i informoi delegacionin  nga Kanadaja për ndryshimet të cilat do ti bëhen Ligjit për investime strategjike në sektorin e minierave ashtu që ai të jetë akoma më i mirë për kompanitë e mëdha që vijnë në Kosovë me projekte serioze.

“Ne jemi duke e përmirësuar legjislacionin. Tani në sektorin e minierave do të kemi atë që quhet one stop shop, ndërsa për kompanitë të cilat kualifikohen si investitor strategjik me ndryshimet e ligjit do ti heqim edhe disa barriera shtesë për ta bërë procesin akoma më të lehtë dhe më të favorshëm”, ka thënë  Gashi.

Në komunikatën e Ministrisë thuhet se gjatë ditës së sotme dhe të nesërme, delegacioni që po shoqërohet edhe nga zyrtarë të qeverisë kanadeze do të vizitojë minierat në Kishnicë, Hajvali dhe Artanë për t’u njoftuar nga së afërmi me mundësitë për investime siç thanë ata afatgjate dhe qindra milionëshe. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat