Haradinaj: Duhet t’i ndajmë dy milionë euro për Ferronikelin

Kosova

Haradinaj: Duhet t’i ndajmë dy milionë euro për Ferronikelin

Më: 1 maj 2018 Në ora: 11:17
Ramush Haradinaj

(E plotësuar) - Kryeministri Ramush Haradinaj ditën e 1 Majit ka vendosur që të del në komunat e Drenicës, Drenas dhe Skënderaj.

Ndalesa e parë e Haradinajt ishte paraparë që të jetë Parku i Biznesit që gjendet në magjistralen Prishtinë-Pejë por aty nuk e gjeti askënd pasi që nuk ishte ditë pune. 

Në komunë Haradinaj shkoi dhe u takua me kryetarin Ramiz Lladrovci si dhe takoi disa përfaqësues të punëtorëve të Ferronikelit. Pas këtyre takimeve që zgjatën gati një orë kryeministri tha se ishte një mundësi e mirë që sot kanë biseduar për projektet zhvillimore në Drenas, përfshirë edhe gjendjen buxhetore dhe mundësinë e financimit të këtyre projekteve. 

Haradinaj:  Pronat e AKP-së t’i kthehen komunës

“Pastaj, edhe për disa tema zhvillimore që ndërlidhen edhe me pronat. Komuna e Drenasit ka projekte zhvillimore, por kërkon që një pjesë e pronave që janë në pronësi të AKP ose mekanizmave të tjerë, me ju kthyer komunës për shkak se në atë mënyrë do të ishte direkt në interes të kësaj komune”, ka thënë Haradinaj. 

Po ashtu ai tha se për simbolikë të ditës së 1 majt, takuan edhe sindikatat, në veçanti atë të Ferronikelit, kryetarin e saj Fehmi Nika, ku janë informuar për gjendjen në këtë fabrikë. 

Sipas Haradinajt, Qeveria e Kosovës i ka borxh Ferronikelit, një shumë të caktuar të parave diku 2 milionë euro, në formë fë rimbursimit të TVSH-së, me të cilën shumë ndërlidhen edhe dy paga të punëtorëve për muajt mars dhe prill. 

Haradinaj:  Dy milionë euro duhet t’ia japim Ferronikelit

“Janë dy milionë që duhet me rimbursuar, një herë ajo paguhet, por rikthehet në buxhetin nacional. Besoj do të gjendet zgjidhja, sepse bëhet fjalë për 820 punëtorë, diku 550 mijë euro ishin për paga, për një muaj, e janë dy muaj në pyetje, andaj besoj se do të gjindet zgjidhja”, ka thënë Haradinaj. 

Kryetari i Drenasit Ramiz Lladrovci pohoi se  kanë biseduar për çështje me rëndësi për Drenasin, në veçanti për pronat dhe Ferronikelin , i cili kërkoi të bëhet rimbursimi i TVSH-së për këtë fabrikë. 

Lladrovci: Kërkojmë nga Qeveria që punëtorëve të Ferronikelit t’iu paguhen pagat  

“Sot e kam mirëpritur  vizitën e kryeministrit Haradinaj. Kemi biseduar për projektet kapitale në këtë komunë dhe i kemi garantuar që çdo projekt që do të vijë ne do ta zhvillojmë dhe nuk ka me u ndal. Këtu po ashtu kemi pasur shqetësimin e punëtorë e të Ferronikelit, ku bashkë me kryeministrin kemi takuar sindikatat e Ferronikelit. Kërkojmë nga Qeveria dhe nga Ministria e Financave. Ne kemi informacione që ka një rimbursim Ferronikeli që duhet me kryer Qeveria. Kryeministër edhe një herë po kërkojmë që punëtorëve të Ferronikelit të paguhen dy pagat e mbetura në mënyrë që të fillon procesi i prodhimit, andaj, ju kishim lut që sa më shpejt ta kryeni këtë obligim”, ka thënë Lladrovci. 

Kryeministri Haradinaj i ka ndarë dekoratën “ Viti i Skënderbeut” kryetarit Ramiz Lladrovci ngase sipas tij është familjar i dëshmorëve.

Haradinaj me Lladrovcin, bisedojnë për Ferronikelin dhe pronat publike

Kryeministri Ramush Haradinaj ditën e 1 Majit ka vendosur që të del në komunat e Drenicës, Drenas dhe Skënderaj.

Ndalesa e parë e Haradinajt ishte paraparë që të jetë Parku i Biznesit që gjendet në magjistralen Prishtinë-Pejë por aty nuk e gjeti askënd pasi që ishte ditë pune.

Në komunë Haradinaj shkoi dhe u takua me kryetarin Ramiz Lladrovci si dhe takoi disa përfaqësues të punëtorëve të Ferronikelit.

Pas këtyre takimeve që zgjatën gati një orë kryeministri tha se ishte një mundësi e mirë që sot  kanë biseduar për  projektet zhvillimore në Drenas, përfshirë edhe gjendjen buxhetore dhe mundësinë e financimit të këtyre projekteve.

“Pastaj, biseduam edhe për disa tema zhvillimore që ndërlidhen edhe me pronat. Drenasi ka projekte zhvillimore, por që kërkohet që ato prona që janë nën menaxhim të AKP dhe të tjera, me iu kthyer komunës. Po ashtu për simbolikë ditës së sotme ne takuam edhe sindikatat, në veçanti atë të Ferronikelit, kryetarin e saj Fehemi Nika, ku jemi informuar se si është gjendja në atë fabrikë. Konstatohet se Qeveria e Kosovës i ka borxh Ferronikelit, një shumë të caktuar të parave diku 2 milionë euro, në formë fë rimbursimit të TVSH-së, me të cilën shumë ndërlidhen edhe dy paga të punëtorëve për muajt mars dhe prill. Besoj që do të gjendet një zgjidhje e duhur për këtë në bazë të ligjit. Ajo që në intereson, është që Ferronikeli të vazhdon me operuar, me funksionuar ngase janë 820 punëtorë”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj i ka ndarë dekoratën “ Viti i Skënderbeut” kryetarit Ramiz Lladrovci ngase sipas tij është familjar  i dëshmorëve.

Kryetari i Drenasit Ramiz Lladrovci pohoi se se kanë biseduar për çështje me rëndësi për Drenasin, në veçanti për pronat dhe Ferronikelin , i cili kërkoi të bëhet rimburisimi i TVSH-së për këtë fabrikë.

Haradinaj do të takohet edhe me kryetarin e komunës së Skënderajt Bekim Jasharin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat