Parashikimi i motit për tri ditë

Kosova

Parashikimi i motit për tri ditë

Më: 2 maj 2018 Në ora: 07:24
Foto ilustrim

Ditët e para të majit me mot të ngrohtë dhe reshje lokale shiu.

Ditëve të para të majit, temperaturat mbesin mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga 11 deri në 14 gradë celsius, ndërsa maksimalet nga 24 deri në 26 gradë celsius.

Nga mesi i javës një vorbull ciklonike nga Afrika veriore pritet të depërtojë mbi Mesdhe, që gjatë ditëve të fundjavës do të kushtëzojë mot jo stabil me reshje shiu dhe rënie të temperaturave.

2.05 - Mot i ngrohtë, pjesërisht i vranët. Pasdite mundësi për reshje lokale shiu me bubullimë.

3.05 - Mot i ngrohtë, me vranësira dhe diell. Pasdite vonë dhe në mbrëmje në perëndim të vendit mundësi për reshje të dobëta shiu.

4.05 - Mot i ngrohtë, kryesisht me vranësira dhe intervale me diell. Pasdite priten reshje lokale shiu dhe bubullima.

Sipas Prishtina Weather, do të fryjë erë mesatare nga juglindja 3-13m/s.

Shtypja atmosferike, do të zbres rreth vlerave normale, e nga mesi i javës pritet të zbres në këto vlera. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat