Kosova anëtarësohet në COST

Kosova

Kosova anëtarësohet në COST

Më: 3 maj 2018 Në ora: 13:25
Ministria e Arsimit

Bordi Drejtues i Programit të Bashkëpunimit Evropian në Shkencë dhe Teknologji (COST), ka marrë vendim për përfshirjen e Kosovës në këtë program të rëndësishëm evropian, si një vend i afërt i COST-it.

Ky lajm i mirë për hulumtuesit kosovarë i është komunikuar ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, nga presidenti i Asociacionit të COST, Sierd Cloetingh përmes një letre, ku e ka uruar ministrin dhe hulumtuesit në Kosovë, të cilët i ka inkurajuar të vazhdojnë të angazhohen në veprimet e COST-it.

“Si një vend i afërt i COST, hulumtuesit nga Kosova kanë të drejtë të rimbursohen për pjesëmarrjen e tyre në veprimet e COST-it, sipas rregullave ekzistuese të COST-it”, është thënë në letrën e presidentit të Asociacionit, Sierd Cloetingh, i cili, ndër të tjera ka shprehur dëshirën për të mirëpritur së shpejti hulumtuesit kosovarë në Programin e Bashkëpunimit Evropian në Shkencë dhe Teknologji.

Anëtarësimi i Kosovës në COST, veç tjerash, hap mundësi të bashkëpunimit të shkencëtarëve tanë me shkencëtarë eminentë të fushave të ndryshme dhe është një mundësi e mirë për përfitimin e fondeve për hulumtime të ndryshme shkencore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat