Hoxhë Neziraj: Trupin e policit e gjetëm bashkë me Ismail Kasumin dhe zhytës të tjerë

Kosova

Hoxhë Neziraj: Trupin e policit e gjetëm bashkë me Ismail Kasumin dhe zhytës të tjerë

Më: 3 maj 2018 Në ora: 17:04
Ismail Kasumi

Zhytësi i njohur Ismail Kasumi, e ka gjetur njërin prej trupave të dy policëve të zhdukur ditën e së shtunës, pas një aksidenti, ku kanë rënë në lumen Lepenc.

Media mëson se njëri prej trupave të gjetur dyshohet të jetë i policit Armend Trena. 

Në operacionin e kërkimit kanë marr pjesë zhytësi i njohur Ismail Kasumi bashkë me djalin e tij si dhe hoxhën e një fshati të Komunës së Kaçanikut, Florim Neziraj.

Pjesëmarrjen në aksion me Kausmin e ka konfirmuar vetë hoxha Neziraj.

"Bashkë me Kasumin, djalin e tij, si dhe disa zhytës të tjerë kemi arritur që ta nxjerrim nga uji trupin e nëjrit nga policët", tha hoxha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat