Tetë shtete pjesë e ushtrimi fushor “Shqiponja 6”

Kosova

Tetë shtete pjesë e ushtrimi fushor “Shqiponja 6”

Më: 4 maj 2018 Në ora: 10:43
Konferenca e FSK-së

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) përmes një konference për media ka shpalosur detaje nga ushtrimi fushor “Shqiponja 6”.

Naim Haziri, gjeneral brigade dhe drejtor i këtij ushtrimi ka thënë se ky ushtrim ka qenë i planifikuar që nga shkurti i vitit 2017.

Ai shtoi se është fat që krahas tyre prezent janë edhe shtetet partnere, duke shtuar se qëllimi është që të vlerësohen kapacitetet reaguese të tyre.

Haziri tha se FSK-ja është bartëse e këtij ushtrimi derisa të gjitha agjencionet e tjera të Kosovës do t’i kryejnë detyrat që kanë.

Ai po ashtu deklaroi se në këtë ushtrim fushor do të marrin pjesë tetë shtete të cilat do të testojnë ndërverprueshmërinë mes vete.

Ushtrimi do të bëhet në Komunën e Prishtinës, Obiliqit, Podujevës dhe Novobërdës.

Shpend Tërdeva nga Këshilli i Sigurisë së Kosovës, tha se ky ushtrim është një rast i mirë për demonstrimin e aftësive të tyre.

Sipas një kumtese të dërguar nga Ministria e FSK-së, ushtrimi fushor “Shqiponja 6” do të realizohet nga data 04-12 maj. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat