Limaj përkujton Tahir e Nehib Mehën, thotë se Liria është arritur me gjakun e shumë brezave

Kosova

Limaj përkujton Tahir e Nehib Mehën, thotë se Liria është arritur me gjakun e shumë brezave

Më: 13 maj 2018 Në ora: 12:03
Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës Socialdemokrate dhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka përkujtuar Tahir e Nebih Mehën në 37 vjetorin e rënies së tyre.

“Tahiri e Nebihu ranë heroikisht 37 vjet më parë në kullën e tyre pasi nuk pranuan t'i dorëzoheshin forcave policorë e ushtarake serbe. Sakrifica dhe rezistenca e tyre erdhi vetëm pak muaj pas protestave të studentëve, të organizuara asokohe”, ka shkruar ndër të tjera Limaj në llogarinë e tij në ‘Facebook’. 

Më tutje, Limaj ka shkruar se Liria e Kosovës është arritur me mundin, sakrificën dhe gjakun e shumë brezave.

“Kosova do t'i nderojë dhe do t'u jetë përjetë mirënjohëse të gjithë atyre që e bënë të mundur lirinë e Kosovës. Lavdi veprës së Tahirit e Nebihut. Lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit”, përfundon statusi i Limajt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat