Dukolli: Po bëjmë më të mirën për siguri në vendet e punës, pritet të rritet numri i inspektorëve

Kosova

Dukolli: Po bëjmë më të mirën për siguri në vendet e punës, pritet të rritet numri i inspektorëve

Më: 25 maj 2018 Në ora: 21:05
Çerkin Dukolli

Zëvendësministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Çerkin Dukolli ka thënë se janë duke bërë më të mirën e mundshme për t’i shmangur rreziqet që u kanosen qytetarëve në vendin e tyre të punës.

Derisa ka komentuar çështjen e sigurisë në punë, në Info Magazine, ai potencoi se ka një problem që nga marrja e mandatit të tij në këtë pozitë pasi ka mungesë të numrit të inspektorëve.

”Prioritet i këtij viti është siguria dhe shëndeti në punë. Kemi lansuar fushatën vetëdijësuese në lidhje me shëndetin dhe sigurinë në punë”.

”Ne po bëjmë punën tonë më të mirën të mundshme për t’i evituar këto raste tragjike”.

”Inspektorët po e kryejnë punën e tyre sa i përket ligjit. Të gjitha kompanitë të cilat nuk resketojnë ligjin do të përballen me sanksione”.

Dukolli po ashtu ka deklaurar se përveç punës së inspektoriatit për mbikëqyrje, është edhe përgjegjësi e kompanive përkatëse për t’iu ofruar kushte dhe siguri punëtorëve të tyre.

”Kompanitë janë përgjegjëse dhe janë të obliguar tu ofrojnë punëtorëve të tyre siguri dhe ambient të mirë të punës, por edhe punëtorët janë të obliguar të mbajnë siguri për veten e tyre”.

”Top-prioritet i inspektimeve është sektori i ndërtimtarisë. Ligji për siguri dhe trajtim në punë është konform zbatimeve të BE-së”.

”Në asnjë njoftim zyrtar nuk kemi pranuar informacion se dikush nga inspeksioni ka shkelur ligjin apo detyrat e tij zyrtare”.

”Jemi për bashkëpunim me të gjithë ata që ndikojnë pozitivisht në rritjen e sigurisë dhe shëndetit në punë”.

”Që kur morëm mandatin tonë, kemi parë që ka numër të vogël të inspektorëve por, jemi duke punuar në ngritjen e numrit të tyre ku pritet dhe të bëhet më stabile procesi i sigurisë në punë”.

”Aty ku të jesh duhet ta kryesh punën për të cilën je angazhuar. Jemi duke bërë përpjekje që numri i inspektorëve të rritet, ku besoj që brenda vitit kjo do të realizohet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat