Hajnat i hynë në shtëpi tetë herë, i moshuari ka një apel për ta - Bota Sot
Hajnat i hynë në shtëpi tetë herë, i moshuari ka një apel për ta

Kosova

E premte, 17 gusht 2018

Hajnat i hynë në shtëpi tetë herë, i moshuari ka një apel për ta

Më: 27 maj 2018 Në ora: 00:14
Veli Beqiraj

74 vjeçari Veli Beqiraj nga Matiqani thotë se është lodhur nga hajnat që po ia plaçkitin shtëpinë. Madje hera e fundit ndodhi mbrëmë. Nga viti 2012, ka tetë herë që nuk i lënë gjë pa i vjedhur që nga mobilet e deri në ar. Thotë se është zhgënjyer me policinë.

“Një krismë pe ni edhe po e dëgjoj rrapëllimën shkallëve. Ka ardhë te dyert e hyrjes brenda katit përdhes. Si më ka pa është rikthy në të njëjtën rrugë që erdhi”, thotë ai për televizionin publik.

Deri më tash thotë se është dëmtuar në vlerën e 50 mijë eurove.

“Prej 40 mijë deri në 45 mijë jam i sigurt”, thotë ai.

Është i zhgënjyer me policinë. Por pavarësisht kësaj sërish i njoftoi se hajnat e vodhën për të tetën herë me radhë.

Policia sipas procedurave të zakonshme del në vendin e ngjarjes dhe nis hetimet rezultatet e të cilin Veliu kurrë nuk i pa.

Në krejt këtë situatë 72 vjeçari ka edhe një lutje për hajnat.

“Unë jam në gjendje me ja falë le të pranon kushtin mos me m’ndodh mo”, tha ai.

Veli Beqiraj ka 16 vjet që me familje jeton në Belgjikë ndërsa gjatë verës kohën e kalon në Kosovë.

Por hajnat nuk bëjnë dallim. Ata hyjnë në shtëpi pavarësisht nëse ai është apo nuk është aty.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test