Komuna e Klinës të kujdeset më shumë për hapësirat publike

Kosova

Komuna e Klinës të kujdeset më shumë për hapësirat publike

Më: 28 maj 2018 Në ora: 09:54
Klinë

Organizata joqeveritare KOHA përmes një kumtese për media ka shfaqur shqetësim mbi qasjen e Komunës së Klinës në trajtimin e hapësirave publike.

Kjo organizatë ka ftuar komunën për zbatim të përpiktë të ligjit, statutit dhe rregulloreve komunale, drejtorët përgjegjës dhe stafin mbështetës të jenë me aktiv në ruajtjen e hapësirave publike dhe sigurisë së qytetarit. Tutje, kjo organizatë ka bërë thirrje për më shumë koordinim ndërmjet drejtorive gjegjëse,  siç janë drejtoria e urbanizmit me atë të inspektoratit, po ashtu edhe atë të shërbimeve publik. Për më tepër, fton për me shumë koordinim edhe me policinë e Kosovës, përkatësisht Stacionin Policor në Klinë.

“U bë një kohë që qytetarë të ndryshëm kanë shfaqur në forma të ndryshme brengat e tyre mbi mos efikasitetin e Komunës së Klinës në lirimin e hapësirave publike, të cilat zihen nga biznese private apo kompani, pa përfillur thuaja asnjë kriter. Është evidente që qyteti i Klinës përballet më investime në rrugën kryesore të saj, por kjo nuk duhet ta shndërroj qytetin e Klinës në një lloj “anarkie”. Momentalisht, në qytet mund të vërehen rrugë dhe trotuare të zëna nga biznese lokale. Makina të ndalura apo parkuara çdo kund dhe lëvizje pa asnjë kontrolle. Po ashtu, është vërejtur edhe dëmtim dhe zaptim momental i hapësirës publike, me saktë të trotuareve nga ndërtuesit e ndërtesave të larta. Madje, ka edhe shembje të dheut në prona private. Me gjithë ketë kaos dhe mundësi të vogla për parking, shihet që pa një analizë të mirëfilltë shumë hapësira janë ndarë për makina e biznese të ndryshme, duke i përvetësuar hapësirat e pakta për parking”, thuhet në një pjesë të komunikatës.

Në kohet e fundit është vërejtur edhe mbulimi i gropave në rrugët e qytetit, por shihen punë shumë sipërfaqësore, duke mbuluar vetëm gropat, derisa shumë të çara të tjera skaj gropave lihen pa trajtim dhe rrjedhimisht sanimi i gropave bëhet shumë i përkohshëm.

OJQ KOHA konsideron të rëndësishme inicimin nga komuna e Klinës për miratimin e një rregulloreje komunale mbi menaxhimin e hapësirave publike e cila do të lehtësonte menaxhimin e hapësirave publike, sanksionimin, por edhe vendosjen e tarifave dhe kontrollimi e reklamave apo hapësirave rreth lokaleve afariste. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat