Driton Bardheci kryetar i Aleancës së të Rinjve të Kosovës

Kosova

Driton Bardheci kryetar i Aleancës së të Rinjve të Kosovës

Më: 9 qershor 2018 Në ora: 19:07
Driton Bardheci

Aleanca e të Rinjve të Kosovës sot ka mbajtur Kuvendin e VII-të të rregullt zgjedhor, ku kryetar i të rinjve është zgjedhur Driton Bardheci.

“U mbajt sot Kuvendi i VII-të, i rregullt zgjedhor i Aleancës së të Rinjve të Kosovës (ARK).

Pas një procesi të rregullt dhe demokratik, të zhvilluar në të gjitha degët e ARK-së, delegatët votuan sot mes dy kandidatëve për kryetar të ARK-së, Driton Bardhecit dhe Kreshnik Cukajt.

Me votat e delegatëve për kryetar të të Rinjve të Aleancës u zgjodh z. Driton Bardheci.

Urime dhe shumë suksese Driton!” thuhet në njoftimin e AAK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat