Me moton “Boll Ma” në Prishtinë do të protestohet kundër dhunës institucionale dhe shoqërore ndaj grave dhe vajzave.
Përmes saj kërkohet shkarkimi i komandantit të policisë dhe policëve përgjegjës në Gjakovë.
Kjo protestë është vazhdimësi e protestës së mbajtur gjatë ditës së djeshme në qytetin e Gjakovës, ku u marshua në kërkim të drejtësisë për dy viktimat e fundit të dhunës në familje, ku dyshohet se një grua 40 vjeçare, së bashku me të bijën e saj, 9 vjeçare, janë vrarë nga ish-bashkëshorti i gruas.