Plemetini pa rrugë, ankohen banorët

Kosova

Plemetini pa rrugë, ankohen banorët

Më: 19 gusht 2018 Në ora: 20:33
Plemetin

Bujar Bajrami, banor i Plemetinit të Obiliqit thotë se ka dërguar më shumë se dhjetë ankesa e kërkesa në komunë për rregullimin rrugëve në lagjen ku jetojnë romët. Mirëpo, askush nuk i është përgjigjur. Në Komunë thonë se u përgjigjen të gjitha ankesave të qytetarëve. Arsyetohen se ka qindra rrugë të parregulluara dhe jo vetëm ku jetojnë minoritetet.

Ankohet se i ka dërguar më shumë se dhjetë kërkesa në komunën e Obiliqit. Bujar Bajrami, i cili është rikthyer në Kosovë nga Serbia, pasluftës, tregon se atij i është premtuar një jetë e mirë në Kosovë.

Mirëpo sipas Bajramit, jeta normale në këtë lagje të fshatit Plemetin është e pamundur. 

Shkaku i mungesës së infrastrukturës rrugore, fëmijët kanë edhe vështërsi të shkojnë në shkollë. 

Ndërkohë Enver Grajçevci, Drejtor i Drejtorisë për Infrastrukturë Lokale në Komunën e Obiliqit tha se cdo kërkesë me shkrim nga banorët përgjigjet brenda afatit ligjor.

Sipas Grajçevcit, në Obiliq, rrugë të kategorisë së njëjtë me atë “Sokoli” të pa rregulluara me asfalt apo kubëza janë me qindra.

“Aty ku ka nevoja më emergjente, e që nuk lejojnë mundësitë buxhetore për rregulim me asphalt apo kubëza, jemi duke u përpjekur që të rregullohen me zhavor, përgjegjësi kjo e DSHPE të Komunës së Obiliqit” ka thënë ndër të tjera drejtori.

Sipas Bujar Bajramit, edhe banorët e tjerë kanë të njëjtat ankesa si ai për kushtet që u ofrohen, mirëpo sipas tij ata hezitojnë të flasin para kamerës, për shkak të komunitetit që i takojnë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat