Vdes një person në Pejë, u lëndua duke prerë një lis

Kronikë e zezë

Vdes një person në Pejë, u lëndua duke prerë një lis

Më: 28 prill 2021 Në ora: 11:44
Foto ilustrim

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se gjatë ditës së djeshme një person në Pejë është lënduar duke prerë një lis.

Viktima është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ku më pas edhe ka ndërruar jetë.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat