Vëllai rrah motrën në Prishtinë, kurse babi kërcënon me vrasje dy vajzat e tij

Kronikë e zezë

Vëllai rrah motrën në Prishtinë, kurse babi kërcënon me vrasje dy vajzat e tij

Më: 24 maj 2021 Në ora: 11:47
Foto ilustrim

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka raportuar për dy raste të dhunës në familje në Prishtinë.

Në rastin e parë viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje në familje është rrahur nga vëllai i saj i dyshuari mashkull. Viktima ka pranuar tretman mjekësor.

“Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari i lartcekur i cili ka deklaruar se viktima ka pësuar lëndime trupore pasi që e njëjta kishte mosmarrëveshje me motrën e tyre dhe i dyshuari kishte ndërhyrë dhe pasi e kishte shtyrë me qëllim që të largohet, viktimën ajo ishte rrëzuar në shkallet e shtëpisë. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

Rasti tjetër ka ndodhur gjithashtu në Prishtinë ku dy viktima femra kanë raportuar se babai i tyre mashkull kosovar ka kanosur ato me vrasje.

Njësitë policore janë duke hetuar rastin. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat