Në lagjen “Kodra e Trimave” të shtëna me armë zjarri

Kronikë e zezë

Në lagjen “Kodra e Trimave” të shtëna me armë zjarri

Më: 17 qershor 2021 Në ora: 15:11
Foto ilustrim

Të shtëna me armë zjarri pati pak më parë në lagjen ‘Kodra e Trimave’ në Prishtinë.

Pas marrjes së informatës, zyrtarët policorë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë filluar hetimet lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha për lajmi.net se bazuar në të dhënat fillestare nga vendi i ngjarjes bëhet e ditur se nuk ka pasur persona të lënduar.

“Aktualisht po vijon puna policore për identifikimin e të dyshuarve si dhe lokalizimin e vendndodhjes së tyre”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat