Nis themelin e shtëpisë në Prapashticë të Prishtinës, gjen në mjet shpërthyes

Kronikë e zezë

Nis themelin e shtëpisë në Prapashticë të Prishtinës, gjen në mjet shpërthyes

Më: 29 shtator 2021 Në ora: 10:08
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka raportuar se kosovar gjatë mihjes së themelit të shtëpisë kishte hasur një mjet shpërthyes.

Rasti ka ndodhur në fshatin Prapashticë të Prishtinës, të martën.

“Është raportuar se dëshmitari mashkull kosovar gjatë kryerjes së punimeve mihjes së themelit të shtëpisë kishte hasur një mjet shpërthyes”, thuhet në raport.

Njësiti policor e ka bërë sigurimin e ati mjeti, kurse njësiti për deminim i FSK-së në mënyrë të sigurt e ka bë tërheqjen e mjetit shpërthyes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat