Makina përplas studenten në Korçë, në gjendje të rëndë. Shoferi largohet nga vendngjarja

Kronikë e zezë

Makina përplas studenten në Korçë, në gjendje të rëndë. Shoferi largohet nga vendngjarja

Më: 29 tetor 2021 Në ora: 09:03
Ilustrim

Një mjet ka përplasur një studente në afërsi të Universitetit "Fan Noli" në Korçë mëngjesin e sotëm, 29 tetor.

Mësohet se studentja ka qenë duke kaluar rrugën për të hyrë në universitet, ndërsa një mjet për shkak të shpejtësisë e ka goditur dhe drejtuesi është larguar nga vendngjarja.

Sipas informacioneve studentja ka marrë dëmtime dhe është në gjendje të rëndë, ndërsa u transportua menjëherë me ambulancë drejt spitalit të Korçës.

Policia në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave dhe po ashtu për kapjen e drejtuesit të mjetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat