Policia për 24 orë arreston dhjetëra persona për posedim të narkotikëve

Kronikë e zezë

Policia për 24 orë arreston dhjetëra persona për posedim të narkotikëve

Më: 8 prill 2022 Në ora: 09:54
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka arrestuar disa persona për përdorim të narkotikëve të ndryshëm.

Në raportin e Policisë së Kosovës theksohet se në disa aksione-kontrolle të njësiteve anti-drogë janë kapur disa persona me substanca narkotike.

 Vetëm në Prishtinë janë arrestuar 5 persona gjatë kontrolleve ku janë sekuestruar 0.8gram deri në 3.1 gram substancë e dyshuar.

“Janë arrestuar dy dyshuar meshkuj kosovarë pasi që gjatë kontrollit  në veturën në të cilën ishin, i’u është gjetur dhe sekuestruar 0.8 gram substancë e dyshuar narkotike. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullte. Po ashtu është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit iu është gjetur dhe sekuestruar 2.0 gram substancë e dyshuar narkotike.  Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është  liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Tutje në raportin e PK-së bëhet e ditur se në Vetërnik janë arrestuar dy persona e po ashtu janë liruar në procedurë të rregullt.

“ Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit të veturës iu është gjetur dhe sekuestruar 3.1 gram substancë e dyshuar narkotike.  Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është  liruar në procedurë të rregullt. Në anën tjetër edhe një person tjetër është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit iu është gjetur dhe sekuestruar 1.1 gram substancë e dyshuar. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është  liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Raste të njëjta të arrestimeve të policisë për narkotikë, ndodhën edhe në Gjilan. Atje u kap një person me narkotikë me peshë 115 gram.

“Gjatë kontrollit në oborrin e të dyshuarit mashkull kosovar si prova materiale janë sekuestruar: një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë 115.3 gram, 75 copë qese plasmani për paketim dhe  një peshore digjitale.  I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thotë raporti i PK-së.

Edhe Prizreni ishte shënjestër e Policisë së Kosovës për kapjen e personave që poseduar narkotikë.

"Policia ka arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar pasi që  gjatë kontrollit në shtëpinë, objektet për rreth dhe veturë janë gjetur dhe sekuestruar: një farë që dyshohet të jetë canabis-sativa, një peshore elektrike, 0.09 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, dy grindera, një qese me 2.15 gram substancë narkotike të llojit marihuanë, një pako me rizlla dhe një foli alumini me 0.84 gram substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

Me vendim të prokurorit  i dyshuari  pas intervistimit është dërguar në mbajtje.  Rasti vazhdon të hetohet nga njësitë relevante".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat