U nis me Land Rover të vjedhur për në Kosovë, ndalohet në Vërmicë

Kronikë e zezë

U nis me Land Rover të vjedhur për në Kosovë, ndalohet në Vërmicë

Më: 2 qershor 2022 Në ora: 15:01
Foto ilustrim

Në pikën e kalimit kufitar në Vërmicë, në hyrje nga territori i Republikës së Shqipërisë, mbrëmë është ndaluar një vetura Land Rover e cila drejtohej nga shtetasi i Shqipërisë me inicialet B.K., e cila ka rezultuar si e vjedhur në vitin 2019.

Sipas Policisë, kjo veturë është dërguar për kontrollim në ‘vijën e dytë’ dhe gjatë procedurave identifikuese e kontrolluese nga zyrtarë policorë të PK-së dhe zyrtarë nga FRONTEX-i, të cilët janë me mision në Vërmicë, është ardhur në përfundim se vetura në fjalë rezulton e vjedhur në vitin 2019 në Shqipëri.

Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar, është iniciuar rasti penal.

Po ashtu është konfiskuar vetura dhe rasti do të vazhdojë të trajtohet në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat