8 persona të ndaluar gjatë 24 orëve të fundit për vepra të ndryshme penale, dy prej tyre për dhunë në familje

Kronikë e zezë

8 persona të ndaluar gjatë 24 orëve të fundit për vepra të ndryshme penale, dy prej tyre për dhunë në familje

Më: 1 gusht 2022 Në ora: 16:49
Foto ilustrim

Prokurori i Shtetit ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë ndaluar 8 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Lajmi u bë i ditur përmes raportit 24 orësh të Prokurorisë së Shtetit, ku thuhet se personat në fjalë janë ndaluar për 48 orë dhe dy prej tyre janë të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Dhuna në familje”, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në raport thuhet se gjatë kësaj periudhe janë ushtruar tri kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj tre personave të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Sipas raportit, Prokuroria Themelore në Prishtinë gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy persona në raste të ndara, të dyshuar se kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat