Treni godet një veturë në fshatin Zahaq të Pejës, dy persona të lënduar

Kronikë e zezë

Treni godet një veturë në fshatin Zahaq të Pejës, dy persona të lënduar

Më: 20 gusht 2022 Në ora: 10:54
Ilustrim

Një aksident ka ndodhur mes trenit dhe një automjeti në fshatin Zahaq të Pejës. 

Lajmin e ka konfirmuar për Reporteri.net Policia e Pejës.

“Në ora 10:07 minuta ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Zahaq mes një treni dhe një veture. Të lënduar kanë mbetur dy persona të cilët janë jashtë rrezikut për jetë. Ata janë dërguar për trajtim mjekësorë në spitalin rajonal të Pejës”, ka thënë Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë për rajonin e Pejës.

Ai ka thënë se në vendin ngjarjes kanë dalë policia dhe po merren me rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat