“M’keni rreh, më keni sha me nanë” – Fjalosja mes të dyshuarit dhe policit pas aksidentit në Prishtinë: “O krejt kena me t’myt”

Kronikë e zezë

“M’keni rreh, më keni sha me nanë” – Fjalosja mes të dyshuarit dhe policit pas aksidentit në Prishtinë: “O krejt kena me t’myt”

Më: 22 gusht 2022 Në ora: 10:48
Ilustrim

Një fjalosje e ashpër dëgjohet mes një zyrtari policor të Kosovës dhe të një personi, i cili dyshohet ta ketë shkelur një polic me skuter.

Këto pamje të këtij momenti janë kapur në Prishtinë, nga një kalimtar i rastit.

”Zani mos të nihet”– dëgjohet polici.

”Çka të kam bo o vlla” – dëgjohet i dyshuari, ndërsa zyrtari policor i përgjigjet tutje: ”A e shkele policin majmun?”.

I dyshuari: ”Pse me dol ai në udhe? – m’keni rreh, më keni sha me nanë”.

Zyrtari policor: “O krejt kena me t’myt”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat