​Iu gjetën 4 paketime me municion me 4 mijë copë fishekë, dënohet me një vit burgim dhe 1 mijë e 500 euro gjobë

Kronikë e zezë

​Iu gjetën 4 paketime me municion me 4 mijë copë fishekë, dënohet me një vit burgim dhe 1 mijë e 500 euro gjobë

Më: 27 tetor 2022 Në ora: 13:31
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit D.M për veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e pa autorizuar e armëve apo materialeve plasëse” dhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar të armëve”.

Sipas njoftimit për media, i akuzuari D.M është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej një viti, të cilin dënim do ta mbajë 15 ditë pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi dhe dënim me gjobë në lartësi prej 150 euro, të cilin dënim është i obliguar që ta paguaj 15 ditë pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

Njoftimi i plotë:

Prishtinë, 27 tetor 2022 - Gjykata Themelore në Prishtinë - Departamenti Special ka shpallur aktgjykimin në çështjen penale PS.nr.46/22 kundër të akuzuarit D.M për veprën penale Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e pa autorizuar e armëve apo materialeve plasëse nga neni 364 paragrafi 2 lidhur me paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe veprën penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar të armëve nga neni 366 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

I akuzuari D.M është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej një (1) viti, të cilin dënim do ta mbajë 15 ditë pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi dhe dënim me gjobë në lartësi prej 1500 (njëmijë e pesëqind) euro, të cilin dënim është i obliguar që ta paguaj 15 ditë pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

Të akuzuarit D.M masa e paraburgimit i vazhdohet deri në plotfuqishmëri të këtij aktgjykimi, por jo më gjatë se dënimi i shqiptuar.

I akuzuari D.M me datë 09.06.2022, gjatë hyrjes në Republikën e Kosovës, në pikë kalimin kufitar të Jarinjës, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, kishte vepruar në kundërshtim të Ligjit të zbatueshëm në lidhje me armët apo materiet plasëse, ashtu që me qëllim të importit dhe eksportit, ka poseduar 4 paketime me municion me 4000 copë fishekë në bagazhin e veturës së tij në zbrazëtirën ku vendoset goma rezervë.

Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij aktgjykimi, ankesa bëhet përmes kësaj Gjykate, për Gjykatën e Apelit në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat