Gjilan: E rrahu ish të dashurën në motel, arrestohet

Kronikë e zezë

Gjilan: E rrahu ish të dashurën në motel, arrestohet

Më: 9 nëntor 2022 Në ora: 20:04
Foto ilustrim

Një person është arrestuar ditën e djeshme pasi e ka rrahur ish të dashurën e vet.

Ngjarja ka ndodhur në një nga motelet e Gjilanit.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilan Ismet Hashani.

“Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në një nga motelet në komunën e Gjilanit. I dyshuari e ka rrahur ish të dashurën e tij me të cilën ka bashkëjetuar”, tha Hashani.

“Do të thotë aty ka ndodhur një mosmarrëveshje mes tyre. Policia e ka arrestuar të dyshuarin dhe me urdhër të prokurorit personi i dyshuar është dërguar në mbajtje për 48 orë”.

Ai theksoi se viktima ka marrë trajtim mjekësor për shkak të lëndimeve që ka marrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat