Burri vret bashkëshorten në prag të divorcit

Kronikë e zezë

Burri vret bashkëshorten në prag të divorcit

Më: 6 tetor 2012 Në ora: 21:19

Bashkëshorti vret mizorisht gruan nën efektin e alkoolit.
Kjo ishte ngjarja e rëndë e shënuar sot në mbrëmje në Laprakë, kur shtetasi Edmond Doku, 45 vjeç ka qëlluar me thikë për vdekje bashkëshorten e tij, Rolanda Doku, 36-vjeç.

Nga hetimet paraprake të policisë dyshohet se burri ka qëlluar disa herë me thikë bashkëshorten në gjendje të dehur. Mësohet se ai kishte konsumuar alkool para se të ndërmerrte veprimin fatal.
Bashkëshorti është arrestuar dhe është shoqëruar në komisariatin më të afërt të policisë.

Mësohet gjithashtu se çifti Doka ishte në prag divorci. Ata ishin regjistruar në Gjykatë për t’u divorcuar, dhe madje gruaja ka qenë për një periudhë kohe nën mbrojtjen e policisë. Policia bën të ditur se Rolanda Dokut i kishte përfunduar afati i urdhrit të mbrojtjes prej pak ditësh. Ka qenë ky momenti që burri ka shfrytëzuar për t’i marrë jetën gruas së tij, për të cilën mësohet se dhunohej vazhdimisht nga bashkëshorti.

Çifti kishte vazhdimisht mosmarrëveshje dhe kjo për shkak të kushteve të vështira ekonomike që ndodhej familja Doka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat