Kelmendi: Ka hedhur poshtė shkrimet se babai i tij ndodhet nė Dubai

Liridon Kelmendi, djali i Naser Kelmendit, ka hedhur poshtė shkrimet nė media se babai i tij ndodhet nė Dubai, nė vilėn e tij, ku po merret nė pyetje nga hetues amerikanė. Ai ka thėnė se tė gjitha janė tė pavėrteta. Pranon se me babain e tij nuk ka kontaktuar tash e njė javė.
Krejt ēfarė kanė shkruar mediat malazeze dhe boshnjake pėr Naser Kelmendin, i ka hedhur poshtė djali i tij, Liridon Kelmendi.
Ai tė shtunėn ka thėnė se babai i tij nuk ndodhet nė Dubai, nė vilėn e tij dhe se nuk ka bėrė kurrfarė marrėveshjesh me hetues amerikanė.
Tė gjitha qė janė thėnė janė tė pavėrteta. Janė shpifje tė atyre mediave, ka thėnė tė shtunėn pėr gazetė, djali i Naser Kelmendit.
Ai ka pranuar se ka njė javė qė nuk kanė folur ose kontaktuar me babain e tij.
Mediat malazeze raportojnė se Naser Kelmendi, i akuzuar nga Bosnja pėr korrupsion dhe shpėrndarje tė drogės, ndodhet nė arrest shtėpiak nė vilėn e tij nė Dubai, nėn mbikėqyrje tė hetuesve amerikanė.
Njeriun tė cilin kohė mė parė SHBA-ja e vendosi nė listėn e zezė, ndodhet nė duart e hetuesve amerikanė, shkruan e pėrjavshmja malazeze Monitor.
Hetuesit amerikanė kanė bėrė njė marrėveshje me narkobosin Naser Kelmendi duke i lejuar atij liri tė kufizuar nė kėmbim pėr bashkėpunim dhe informacione qė do tė marrin nga ai. Sipas informatave qė kemi, mbreti ballkanik i heroinės e ka pranuar marrėveshjen, dhe tashmė ndodhet larg Ballkanit, nė vendin qė pėr tė ėshtė shumė mė i sigurt nė krahasim nė rajonin nga i cili u largua. Lokacioni i tij tash ėshtė Lindja e Afėrt, thekson Monitor.











































Komentet