Rasti “Mulliri”, aktakuzë ndaj shtatë personave për krim të organizuar

Kronikë e zezë

Rasti “Mulliri”, aktakuzë ndaj shtatë personave për krim të organizuar

Më: 21 nëntor 2022 Në ora: 16:37
Foto ilustrim

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) njofton se ka ngritur aktakuzë ndaj F.U., A.R., F.M., E.M., A.M., E.D dhe M.V, lidhur me rastin “Mulliri, të cilët ngarkohen për krim të organizuar.

Lajmi u bë i ditur përmes një njoftimi për medie nga PSRK, raporton “Betimi për Drejtësi”.“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), njofton opinionin publik se sot, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – në Departamentin Special, kundër të pandehurve me inicialet F.U, A.R., F.M., E.M, A.M, E.D. dhe M.V, lidhur me rastin “Mulliri”, për kryerjen  e veprave penale: “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal te organizuar” nga neni 277, paragrafi 1 të KPRK-së lidhur me veprat penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, nga neni 267, paragrafi 1 të KPRK-së dhe veprën penale “Kultivimi i bimës se hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”, nga neni 272, paragrafi 1 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se Prokuroria Speciale konsideron se ka prova të mjaftueshme që e vërtetojnë se të pandehurit kanë vepruar si grup i organizuar dhe i strukturuar me hierarki në grup dhe me role të përcaktuara dhe se gjatë hetimeve janë siguruar dhe sekuestruar prova relevante juridike që dëshmojnë dyshimin e bazuar mirë se të pandehurit i kanë kryer veprat penale me qëllim të  përfitimit material të kundërligjshëm, duke bërë kultivimin e bimës narkotike me qëllim të shitjes apo shpërndarjes, ku të pandehurit janë arrestuar në vendin e ngjarjes.  /BetimipërDrejtësi

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat