Rreth 24 orë pas krimit të rëndë në familje, ku dy vëllezër në bashkëpunim me njëti-tjetrin qëlluan me armë zjarri me psitoletë të tipit TT për vdekje babain e tyre, policia e Kukësit ka mundur që ti vërë në pranga 2 djemtë e familjes Laci.
Sipas informacioneve më të fundit të dikasterit blu bëhet e ditur se tashmë janë vënë në pranga dy vëllezërit Avdi dhe Vexhi Laci, përkatësisht 36 dhe 31 vje. ata ndodhen në dhomat e paraburgimit në komisariatin e policisë. Pas arrestimit të të dyve është ngritur një grup i posacëm hetimor i cili po punon për zbardhjen e të gjitha shkaqeve apo rrethanave që kanë cuar në këtë krim të rëndë i cili ka tronditur jo vetëm familjen Laci në fshatin Bardhoc të komunës Tërthore por të gjithë opinionin publik në Kukës.
74-vjeçari nga Kukësi, Sali Laçi është ekzekutuar nga dy djemtë e tij bixhozxhinj, të cilët vuanin nga probleme mendore. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së këtij qarku bënë me dije se ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e djeshme në fshatin Bardhoc të Komunës Tërthore. Pas kryerjes së hetimeve paraprake ka rezultuar se kryefamiljari Sali Laçi është qëlluar me tre plumba pistolete nga djali I tij, Avdi Laçi, 36 vjeç. Bashkëpunëtor në krim është edhe djali tjetër i viktimës, Vexhi Laci, 31 vjeç.
Dy autorëve të krimit, do përballen me akuzat për "vrasje me dashje, kryer në bashkëpunim" si dhe për "armëmbajtje pa leje".