​Akuzohej për pjesëmarrje në grup terrorist, dënohet me afër 5 vite burgim

Kronikë e zezë

​Akuzohej për pjesëmarrje në grup terrorist, dënohet me afër 5 vite burgim

Më: 25 dhjetor 2022 Në ora: 15:02
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit H.S për shkak të veprës penale Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist.

Sipas gjykatës, i akuzuari H.S është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 4 vite e 8 muaj.

Në dënim i llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga data 01.08.2018 e tutje, por jo më shumë se dënimi i shqiptuar në aktgjykim.

Të akuzuarit H.S i është vazhduar paraburgimi deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit, por jo më shumë se dënimi i shqiptuar me burgim”, thuhet në njofitm. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat