Rusia e para, Shipëri-Kosova e nënta mafi në botë - Bota Sot
Rusia e para, Shipëri-Kosova e nënta mafi në botë

Kronikë e zezë

E enjte, 25 gusht 2016

Rusia e para, Shipëri-Kosova e nënta mafi në botë

Më: 19 tetor 2012 Në ora: 22:07

Mafia serbe radhitet si grupi i tetë më i fuqishëm mafioz në botë. Kështu pohon Interpoli, lista jopopullore e të cilit përpilohet sipas kritereve që ndërlidhen me ndikimin që kanë grupet e caktuara mafioze në krimin e organizuar, vrasje, tregti me narkotikë e armë, plaçkitje, etj. shkruan portali i gazetë kroate ‘Veçernji List’. Mafia serbe, e cila udhëhiqet nga Klani tashmë i njohur botërisht i Zemunit, ka depërtuar në mesin e dhjetë grupeve më të fuqishme kriminale botërore për shkak se operon në dhjetëra shtete, dhe për shkak se në listat e Interpolit gjenden 350 pjesëtarë të saj.

Megjithë një numri mjaft të madh të pjesëtarëve të mafisë në shtetet ballkanike, këto shifra duken si lojë fëmijësh krahasuar me numrin e pjesëtarëve të mafisë bindshëm më të fuqishme në botë, që është ajo ruse. Mafia ruse numëron mbi gjysmë milioni pjesëtarë, dhe kontrollon afro 70 për qind të ekonomisë ruse.

E dyta radhitet mafia italiane, me një “fitim” vjetor prej 100 miliardë eurosh, ndërkohë që në vendin e tretë të listës së Interpolit radhitet narko-karteli kolumbian. Krahas tregtimit me imigrantë ilegalë, edhe tregtia me kokainë del të jetë një ‘biznes’ fitimprurës për mafinë kineze, e cila supozohet se mban një të tretën e tregut të kokainës në botë, duke u radhitur kështu e katërta në listë.

Paralelisht, falë kontrollit të prostitucionit, pornografisë dhe lojërave të fatit, xhakuzat japoneze, me afro 110 000 pjesëtarë, duket se me “meritë” e mbajnë vendin e pestë në listën e Interpolit. Vendi i gjashtë në listë është i rezervuar për mafinë meksikane, e cila pasohet nga mafia izraelite, që radhitet e shtata.

Në vendin e nëntë ndërkaq radhitet mafia shqiptare, specialitete të së cilës janë tregtia me narkotikë, armatim dhe me njerëz. Nënvizohet se pjesëtarët e saj e respektojnë kodeksin e tyre, të vjetër gjashtë shekuj.

Top-dhjetëshin e grupeve famëkeqe kriminale e përmbyll mafia e Xhamajkës, e cila këtë pozitë e siguroi falë vrasjeve tejet brutale dhe tregtisë me drogë.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Kush ka të drejtë dhe çfarë duhet të bëj Qeveria me demarkacionin me Malin e Zi?

    Kuvendi duhet ta votojë marrëveshjen për demarkacion me Malin e Zi

    Qeveria duhet ta rishikoj marrëveshjen

    Opozita ka të drejtë që po kundërshton demarkacionin

    Qeveria ka të drejtë për demarkacionin

    Nuk duhet të votohet marrveshja, sepse me demarkacion Kosova humbë tokë

    Shiko rezultatet
test