Gjatë orëve të mbrëmjes së ditës së martë, në autostradën Durrës-Tiranë, një kalimtar u aksidentua për vdekje. Aksidenti ndodhi pranë mbikalimit të ‘Shën Vlashit’.
Viktima është 20 vjeçari Marjol Pulaku, trupi i pajetë i të cilit u gjet nga banorët e zonës, ndërsa autori i ngjarjes është larguar me mjetin e tij.
Policia po punon për identifikimin e autorit.