Ia shpërndau fotot intime ish të fejuarës te familjarët, e pëson keq nga policia

Kronikë e zezë

Ia shpërndau fotot intime ish të fejuarës te familjarët, e pëson keq nga policia

Më: 12 janar 2023 Në ora: 09:31
Foto ilustrim

Një grua në Fushë-Kosovë ka raportuar në polici ish të fejuarin e saj, pasi që ky i fundit shpërndau fotografi intime të saj te familjarët e ankueses.

Rasti ka ndodhur më 6 janar, ndërsa i dyshuari është arrestuar nga Policia e Kosovës

Një gjë të tillë e ka njoftuar vetë PK-ja, teksa ka thënë se më pas ai është liruar me procedurë të rregullt.

“Fushë Kosovë 06.01.2023-NN. Viktima femër kosovare, ka njoftuar se ish i fejuari i saj mashkull kosovar, i ka shpërndarë disa fotografi intime te familjaret e saj. I  dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me venim te prokurorit lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e PK-së

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat