Ngjarje e rëndë në Prizren, 38-vjeçari vdes papritmas në një lokal

Kronikë e zezë

Ngjarje e rëndë në Prizren, 38-vjeçari vdes papritmas në një lokal

Më: 17 janar 2023 Në ora: 17:23
Foto ilustrim

Një 38-vjeçar ka vdekur papritmas gjatë ditës në Prizren.

Rastin për median e ka konfirmuar togeri Shaqir Bytyqi, nga policia në Prizren.

“Rasti ka ndodhur rreth orës 00:00 në një lokal në Prizren. Derisa ishte duke biseduar me shokët e tij tanimë i ndjeri, ka rënë nga karriga. Ai është dërguar në Qendren Emergjente ku edhe është konstatuar vdekja”, tha ai.

Bytyqi theksoi se trupi i pajetë me vendim të prokurorit është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat