2 euro false po qarkullojnë me të madhe në Kosovë, deponohen 656 sosh në një bankë

Kronikë e zezë

2 euro false po qarkullojnë me të madhe në Kosovë, deponohen 656 sosh në një bankë

Më: 28 janar 2023 Në ora: 10:27
Foto ilustrim

Në një bankë në Graçanicë, deponohen 656 monedha 2-euroshe false

Rastet e falsifikimit të parave po vazhdojnë të raportohen me të madhe në Policinë e Kosovës. Në raportin 24 orësh, Policia ka bërë të ditur se një rast i tillë është raportuar edhe dje në Graçanicë.

Atje, ankuesja punëtore e bankës, ka njoftuar se pas deponimit të parave nga zyrtarët të një kompanie, gjatë verifikimit 656 monedha në vlerë 2 euro kanë rezultuar të falsifikuara.

Monedhat janë sekuestruar dhe rasti është duke u hetuar.

“Fsh. Preoc, Graqanicë 23.01.2023 – 11:00. Ankuesja punëtore e bankës, ka njoftuar se pas deponimit të parave nga zyrtarët të një kompanie, gjatë verifikimit 656 monedha në vlerë 2 euro kanë rezultuar të falsifikuara. Monedhat janë sekuestruar dhe rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat