E rëndë: Vajza 23-vjeçare tenton t’i japë fund jetës së saj në qendrën ‘Galeria’ në Prizren, i pret venat

Kronikë e zezë

E rëndë: Vajza 23-vjeçare tenton t’i japë fund jetës së saj në qendrën ‘Galeria’ në Prizren, i pret venat

Më: 5 shkurt 2023 Në ora: 11:31
Prizren

Traumat që vijnë nga mjediset familjare dhe shoqërore, kushtet e jetesës, rrethanat ekonomike, e depresioni shpesh janë vlerësuar shkaktarë që kanë çuar drejt vetëvrasje e tentimit për ta kryer këtë akt. Familjet janë ato që i përjetojnë jashtëzakonisht rëndë këto raste dhe janë me fat kur arrijnë t’i shpëtojnë familjarët.

Kështu ka ndodhur edhe mbrëmë në qendrën tregtare “Galeria” në Prizren, ku një vajzë 23-vjeçare ka tentuar t’i jap fund jetës së saj, duke i prerë venat, me ç’rast i është përkeqësuar gjendja shëndetësore.

Këtë e kanë bërë të ditur burimet brenda Emergjencës dhe kanë njoftuar se viktimës fillimisht i është dhënë ndihma mjekësore në vendin e ngjarjes e më pas është dërguar në këtë qendër për trajtimin e nevojshëm mjekësor.  

Mësohet se pasi Policia është njoftuar për rastin, një njësi policore ka dalë në vendin e ngjarjes për të marrë informacionet e para se si ka ndodhur ngjarja.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar ‘Vetëvrasje në tentativë’ dhe kanë nisur hetimet që zbardhin motivet dhe rrethanat e rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat