​Vet-aksident në Istog, humb jetën një person

Kronikë e zezë

​Vet-aksident në Istog, humb jetën një person

Më: 10 shkurt 2023 Në ora: 09:22
Foto ilustrim

Një person ka humbur jetën si pasojë e një vet-aksidenti të ndodhur mbrëmë rreth orës 18:50 në fshatin Lubozhdё të Istogut.

Sipas Policisë, deri te vet aksidenti ka ardhur deri sa vozitësi ishte duke qarkulluar në rrugën Istog-Vrellё, i njëjti duke mos iu përshtatur shpejtësisë, humb kontrollin del nga rruga dhe si pasojё humb jetёn.

Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi e pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat