​E mitura tentoi ta braktisë fëmijën

Kronikë e zezë

​E mitura tentoi ta braktisë fëmijën

Më: 14 shkurt 2023 Në ora: 09:26
Foto ilustrim

Policia në Prishtinë ka njoftuar se e dyshuara femër kosovare ka tentuar ta braktisë fëmijën e porsalindur. 

Rasti është iniciuar si “bashkësi jashtëmartesore me persona nën moshën 16 vjeç”. 

“Prishtinë 13.02.2023. Raportohet se e dyshuara femër kosovare kishte tentuar ta braktisë fëmijën e porsalindur.

Në konsultim me prokurorin rasti iniciohet si më lartë, dhe mbetet për procedura të tjera”, thuhet në raportin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat