Një grua ankohet se ish-burri i saj i mori fëmijët e shkoi në Gjermani

Kronikë e zezë

Një grua ankohet se ish-burri i saj i mori fëmijët e shkoi në Gjermani

Më: 21 shkurt 2023 Në ora: 10:28
Foto ilustrim

Policia sot ka bërë të ditur se një grua në Rahovec ka informuar se ish-bashkëshorti i saj i kishte marrë fëmijët e saj dhe kishte udhëtuar për në Gjermani, pa aprovimin e saj.

“Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se dy fëmijët e saj për të cilët e kishte kujdestarinë gjyshja e tyre, i kishte marr ish bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar dhe kishin udhëtuar në shtetin e Gjermanisë pa aprovimin e saj.”, është bërë e ditur në raportin policor.

Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

Rasti ka ndodhur më 12.02.2023.

Rasti është cilësuar si “Marrja apo mbajtja e kundërligjshme e fëmijës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat