U rrahën për dëmtimin e një varri, arrestohen tre persona në Deçan

Kronikë e zezë

U rrahën për dëmtimin e një varri, arrestohen tre persona në Deçan

Më: 13 mars 2023 Në ora: 10:23
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona pasi dyshohet se janë rrahur mes vete në Deçan.

Sipas policisë, deri te rrahja erdhi pas dëmtimit të një varreze nga njëri prej të dyshuarve.

Me vendim të prokurorit një nga ta është dërguar në mbajtje teksa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt. 

Njoftimi i plotë:

DËMTIM I VARREZAVE – SULM

Deçan 12.03.2023-13:30. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjti janë rrahur mes vete si pasojë e dëmtimit të një varreze nga njëri prej të dyshuarëve. Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, njëri prej tyre është dërguar në mbajtje ndërsa dy të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat