Arrestohen pesë punëtorë, dyshohen se vodhën alkool në depon e marketit

Kronikë e zezë

Arrestohen pesë punëtorë, dyshohen se vodhën alkool në depon e marketit

Më: 20 maj 2023 Në ora: 11:55
Foto ilustrim

Policia ka arrestuar pesë punëtorë të “Viva Fresh Store Logistic” nën dyshimin se kanë vjedhur alkool. 

Arrestimi i tyre ka ndodhur pasi drejtori i marketit ka lajmëruar rastin në Polici.

“Ankuesi mashkull kosovar drejtor në ,,Viva Fresh Store Logistic ‘’, ka njoftuar se në depo është konstatuar mungesa e një sasie te alkoolit për të cilën nuk ekziston evidentim për dalje nga depoja dhe për këtë dyshon në stafin menaxhues të depos.

Lidhur me rastin janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë dhe të njëjtit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje”, ka njoftuar Policia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat