Rrahje masive mes dy grupeve në Graçanicë, 10 persona përfundojnë në Polici

Kronikë e zezë

Rrahje masive mes dy grupeve në Graçanicë, 10 persona përfundojnë në Polici

Më: 26 qershor 2023 Në ora: 09:40
Ilustrim

Përleshjet mes të rinjve tashmë janë bërë të zakonshme në vendin tonë. Pothuajse çdo ditë raportohet për sherre të ndryshme, motivet e të cilave shpesh dalin të jenë banale.

Një rast i tillë ka ndodhur të shtunën në afërsi të një lokali në Graçanicë, ku janë përfshirë dy grupe të rinjsh.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se këtë herë përleshja ka qenë masive, ku janë kapur 10 persona, të cilët janë rrahur me njëri-tjetrin me grushte.

Katër prej të të dyshuarve kanë pësuar lëndime më serioze, për çka janë dërguar në spital për të marrë trajtim mjekësor.

Sinjali mëson se posa rasti është denoncuar në Polici, 10 të dyshuarit janë shoqëruar në stacion, ku gjatë dhënies së deklaratave është kuptuar se përleshja dyshohet se ka ndodhur për shkak të një mosmarrëveshje momentale.

Në lidhje me rastin, është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit, teksa veprimet tjera do të merren brenda afatit ligjor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat